Site icon Telegrafi

Martin Caceres rezulton pozitiv me coronavirus

Martin Caceres është lojtari i radhës që është infektuar me coronavirus.

Anëtari i Fiorentinës është bërë i katërti që infektohet me pandeminë botërore, pasi në javën e kaluar u infektuar tre anëtarë nga stafi i klubit.

Tani, Viola ka gjithsej shtatë të infektuar me coronavirus, derisa Caceres është dërguar menjëherë në vetëizolim.

Klubet nga Serie A kanë filluar t’i testojnë lojtarët për virusin, derisa këto raste janë lajme të hidhura për rikthimin e sezonit në Serie A.

Qeveria e Italisë i lejoi lojtarët që të fillojnë stërvitjet individuale më 4 maj, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Nëse vazhdon ky tren i infektimit të lojtarëve me coronavirus, sezoni mund të përjashtohet, siç ndodhi me kampionatin në Francë dhe Holandë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version