Filmi “Martian” ishte filmi më i shikuar në fundjavën që lamë pas duke dalë para “Goosebumps” për 400.000 dollarë më shumë.
Me Matt Damonin në rol kryesor, ky film përfitoi 15.9 milionë dollarë nga shitja e biletave, derisa “Goosebumps” arkëtoi 15.5 milionë dollarë.
Vendi i tretë i takoi “Bridge of Spies” (11.3 milionë dollarë), i pasuar nga “The Last Witch Hunter” (10.8 milionë dollarë) dhe “Hotel Transylvania 2” (nëntë milionë dollarë).
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në vikendin e kaluar:
- Martian – 15.9 milionë dollarë
- Goosebumps – 15.5 milionë dollarë
- Bridge of Spies – 11.3 milionë dollarë
- The Last Witch Hunter – 10.8 milionë dollarë
- Hotel Transylvania 2 – 9 milionë dollarë
- Paranormal Activity: The Ghost Dimension – 8.2 milionë dollarë
- Steve Jobs – 7.2 milionë dollarë
- Crimson Peak – 5.5 milionë dollarë
- The Intern – 3.8 milionë dollarë
- Sicario – 2.9 milionë dollarë
/Telegrafi/