Anthony Martial ka vendosur që të qëndrojë te Manchester United dhe të punojë me Jose Mourinhon.
Lajmin e konfirmon The Sun,duke befasuar jo pak opinion, pasi pritej që lojtari të largohej nga Djajtë e Kuq.
Lojtari francez kishte munguar në Kampionatin Botëror, ndërsa kishte hasur në probleme edhe në fazën përgatitore.
Martialit i kishte lindur fëmija i dytë, çka kishte marr leje për largimi nga përgatitjet, por që nuk ishte kthyer me kohë.
Kjo kishte bërë që ai të dënohet nga klubi dhe ta kërkojë largimin.
Por 22 vjeçari ka vendosur të qëndrojë, në ‘Teatrin e ëndrrave’ dhe të luftojë për një vend me Alexis Sanchezin, Marcus Rashfordin dhe Jesse Lingardin.
Martial kishte ardhur te Manchester United nga Monaco në vitin 2015.
Që nga ajo kohë ai ka zhvilluar 87 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola. /Telegrafi/