Telegrafi

Martial rikthehet te Man Utd nga huazimi, por Djajtë e Kuq e nxjerrin në shitje

Anthony Martial ka pasur një huazim gjashtë mujor te Sevilla, por pa sukses.

Sulmuesi francez iu bashkua skuadrës së madhe spanjolle për të pasur më shumë hapësira dhe për të luajtur më shumë, por pa arritur të lë gjurmë në elitën e futbollit spanjoll.

Në 12 ndeshje mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Evropës, Martial shënoi vetëm një gol dhe asistoi në një tjetër.

Sevilla e kishte opsionin e blerjës, por që klubi spanjoll nuk e ka aktivizuar këtë opsion dhe Martial ka mbetur në Old Traford.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Manchester, pasi ai nuk preferohet nga trajneri Erik Ten Hag.

The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq tanimë e kanë nxjerrë në shitje yllin francez duke i vendosur edhe çmimin e largimit.

Gjiganti anglez synon që të fitojë rreht 25 milionë euro nga shitja e Martial, por problemi qëndron te paga e lartë e lojtarit prej rreth 12 milionë eurove në sezon, shumë që skuadrat nuk janë gati ta paguajnë.

26-vjeçari pëlqehet nga skuadrat si Newcastle United, Everton, Tottenham Hotspur, Juventus e Marseille, por që asnjëra skuadër nuk është gati për ta paguar pagën e tij.

Gjithsesi largimi i tij nga Old Trafors duket mëse i sigurt, por Martial duhet t’i ulë ndjeshëm kërkesat ekonomike për të gjetur një klub ku mund të luaj rregullisht. /Telegrafi/