Telegrafi

Martial pëlqen videon tallëse rreth Mourinhos pas shkarkimit nga Unitedi

Jose Mourinho dhe Martial (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit dhe menjëherë pas kësaj postimi i Paul Pogbas në rrjetet sociale u shndërrua në temë diskutimi.

Fillimisht u mendua që francezi ia dedikoi Special Ones me të cilin nuk kishin raporte të mira, por më vonë u shpjegua që qëllimi i saj ishte krejt tjetër dhe pastaj fotografitë u larguan.

Lojtarët e Unitedit nuk kanë postuar në rrjetet sociale ndonjë dedikim lamtumirës për trajnerin e tyre, por është Anthony Martial që ka lëshuar thumbimin e parë të qartë.

23-vjeçari ka pëlqyer në Twitter një video tallëse për Mourinhon të postuar nga Bleacher Report me titullin: “Ju më të vërtetë menduat se çdo gjë ishte në rregull te Manchester Unitedi?”.

Video në fjalë e përshkruante teknikun portugez si një person egoist, qëllimi i të cilit ishte të luante futboll të keq për t’u parë.

 

Në fund të videos së animuar shfaqet Zinedine Zidane (një nga emrat e përfolur për trajnerin e ardhshëm), i cili troket në derë dhe i thotë Mourinhos: “Dikush më tha që ky aheng ka nevojë për energji të re”.

Lexo po ashtu Unitedi zbulon aksidentalisht se Solskjaer do ta zëvendësojë Mourinhon

Tani Jose i përket të kaluarës, me shumë mundësi Ole Gunnar Solskjaer do të emërohet trajner i përkohshëm, kurse për Zizu do të provohet verës për sezonin e ri. /Telegrafi/