Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit dhe menjëherë pas kësaj postimi i Paul Pogbas në rrjetet sociale u shndërrua në temë diskutimi.
Fillimisht u mendua që francezi ia dedikoi Special Ones me të cilin nuk kishin raporte të mira, por më vonë u shpjegua që qëllimi i saj ishte krejt tjetër dhe pastaj fotografitë u larguan.
Lojtarët e Unitedit nuk kanë postuar në rrjetet sociale ndonjë dedikim lamtumirës për trajnerin e tyre, por është Anthony Martial që ka lëshuar thumbimin e parë të qartë.
23-vjeçari ka pëlqyer në Twitter një video tallëse për Mourinhon të postuar nga Bleacher Report me titullin: “Ju më të vërtetë menduat se çdo gjë ishte në rregull te Manchester Unitedi?”.
Video në fjalë e përshkruante teknikun portugez si një person egoist, qëllimi i të cilit ishte të luante futboll të keq për t’u parë.
You really thought everything was okay at Manchester United? pic.twitter.com/n2dmFjsvw9
— B/R Football (@brfootball) December 18, 2018
Në fund të videos së animuar shfaqet Zinedine Zidane (një nga emrat e përfolur për trajnerin e ardhshëm), i cili troket në derë dhe i thotë Mourinhos: “Dikush më tha që ky aheng ka nevojë për energji të re”.
Tani Jose i përket të kaluarës, me shumë mundësi Ole Gunnar Solskjaer do të emërohet trajner i përkohshëm, kurse për Zizu do të provohet verës për sezonin e ri. /Telegrafi/