Telegrafi

Martial i gatshëm të largohet nga United, nuk është i kënaqur me hapësirat

Anthony Martial pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez u rikthye nga huazimi te Sevilla, por përkundër që qëndroi në Old Traford ai nuk po ka hapësira të mëdha.

Martial ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si zëvendësues te United këtë sezon dhe shënoi dy gola ndaj Cityt në humbjen 6-3.

Megjithatë lojtari nuk është i kënaqur me hapësirat dhe po mendon largimin në janar, ku nuk mungojnë ofertat për të.

26-vjeçari ka katër oferta para vetës ku kërkohet nga ish-skuadra e tij Sevilla dhe Valencia në La Liga.

Ndërkohë në Serie A ai kërkohet nga Juventusi si dhe në Francë nga Olympique Lyon.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lejojnë largimin e francezit vetëm nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/