Telegrafi

Martial flet për Kanen

Anthony Martial ka thënë për Manchester United TV se ai admiron Harry Kanen.

United takohet me Tottenhamin të dielën dhe Martial ka shprehur admirimin e tij për Kanen.

“Ai është top lojtar dhe ai gjithashtu është i ri”.

“Ai ka pasur sezon të mrekullueshëm vitin e kaluar dhe po aq të mirë e ka edhe këtë vit. Ai është lojtar cilësor dhe argëtues ta shikosh”, u shpreh Martial. /Telegrafi/