Anthony Martial po kalon ditët e fundit si futbollist i Manchester United.
Sulmuesi i talentuar francez nuk ka pranuar rinovimin me klubin anglez.
Kontrata e Martial me United skadon në verën e vitit 2019 dhe Djajtë e Kuq i kishin ofruar kontratë të re pesë vjeçare por që lojtari refuzoi të vazhdoj qëndrimin në Old Traford.
Martial nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhëratë e trajnerit Jose Mourinho.
22-vjeçari ka luajtur 45 ndeshje ku në shumicën prej tyre u inkuadrua nga banka rezervë dhe ka shënuar 11 gola e ka bërë nëntë asistime.
Gjiganti gjerman Bayern Munich është favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin.
Oferta e bavarezëve është 45 milionë euro deri më tani.
Në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Roma, Juventus, Dortmund e Atletico Madrid. /Telegrafi/