Dasmat e Hollywoodit mund të njihen për ceremonitë e kushtueshme dhe luksoze, por fatkeqësisht shumë prej martesave të VIP-ave nuk kanë qenë afatgjata.
Faqja Bidvine ka renditur 10 martesat më të kushtueshme dhe më të shkurtra të historisë së të gjitha kohërave.
Hulumtuesit kanë llogaritur çmimet e dasmës së secilit yll hollivudian dhe e kanë krahasuar me kohën kur çiftet kanë qëndruar së bashku, transmeton BW.
Në tabelën e mëposhtme janë shkruar emri i nuses, emri i dhëndrit, kohëzgjatja e martesës dhe shuma e shpenzuar për ditën e dasmës.
Në krye të listës për shpenzime, qëndron e njohura Kim Kardashian, e cila në dasmën me basketbollistin Kris Humphries shpenzoi gati 110 mijë funte.
Ndërsa për sa i përket jetëgjatësisë, martesa më e shkurtër ishte ajo e Zsa Zsa Gabor me Felipe de Alba, që zgjati vetëm një ditë.