Telegrafi

Martesa me Justin Bieber – ëndrra e realizuar e Hailey Baldwin

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Instagram)

Supermodelja Hailey Baldwin ka qenë prej kohësh e dashuruar në yllin e muzikës pop, Justin Bieber – dhe tani ajo është më e lumtur se asnjëherë.

“Të martohesh me Justin është ëndrra e realizuar e Haileyt”, ka thënë një burim i afërt me çiftin – i cili u takua në shkurt të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, ka thënë ekskluzivisht për People. “Ajo gjithmonë kishte një simpati ndaj tij dhe ajo është aq e lumtur dhe e ngazëllyer për këtë”.

Por, pasi u ndanë në vitin 2016, Hailey, 22 vjeçe, mbeti e zemëruar. “Ai nuk ishte në vendin e duhur për të qenë në një marrëdhënie të shëndetshme me këdo dhe ajo ishte vërtet e mërzitur me të”, thotë burimi. “Të dy shkuan në rrugë të ndryshme”.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Instagram)

Hailey vazhdoi të interesohet për Bieber, 25 vjeç, dhe ‘atë kohë ajo nuk u takua me askënd tjetër’.

Lexo po ashtu Pamje nga ceremonia luksoze e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në Montage Palmetto Bluff

“Kur ata u kthyen së bashku, kjo ishte e gjitha që ajo dëshironte”, ka thënë më tej burimi për ribashkimin e dyshes në vitin 2018. “Ajo vetëm dëshironte të ndërtonte një dashuri dhe familje të lumtur me Justin”.

Ndërkaq, pak më shumë se një vit pasi këngëtari dhe modelja u martuan zyrtarisht në një gjykatë të New York-ut, çifti festuan – me një ceremoni më të madhe me familjen dhe miqtë të hënën, duke shkëmbyer unazat me njëri – tjetrin nën perëndimin e diellit në Montage Palmetto Bluff në Bluffton , Karolina e Jugut.

Bieber dhe Baldwin thanë “PO” para 154 të ftuarve – përfshirë modelet Kendall Jenner, Camila Morrone, Joan Smalls dhe Kylie Jenner (me vajzën Stormi), e shumë të tjerë. /Telegrafi/