Gjiko dhe Elita Rudi i dhanë fund beqarisë në një ceremoni martesore private.
Aty nuk kishte si të mungonte edhe producenti më i madh shqiptar, që është edhe vëllai i Gjikos, Arbër Gjikolli i njohur si Big Bang.
Tejet në disponim dhe me veshje elegante, Big Bang ishte nikoqir në këtë dasmë në cilësinë e vëllait duke pritur mysafirët, shumë prej të cilëve yje nga skena e shoubizit.
Big Bang ka publikuar momente nga kjo ceremoni në llogarinë e tij në Instagram.
Fillimisht ai shfaqet me të dashurën e tij, Blerinën, e cila po ashtu shkëlqeu në këtë ceremoni.
Ndërkaq, nuk munguan momente me miqtë e tij dhe të afërm.
Big Bang në një prej imazheve prezantoi edhe prindërit e tij dhe Gjikos.
Producenti pritet t’i kthehet studios shumë shpejt me shumë angazhime që e presin atë për stinën e dimrit e hite që pritet të dalin nga shtëpia RedBox. /Telegrafi/