Këngëtari Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Baldwin, u rimartuan ditë më parë, në një ceremoni martesore që u mbajt në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut.
Mirëpo, dashuria e tyre nuk është aq idilike sa mund të duket, raportojnë faqet rozë, transmeton KP.
Konkretisht, një video e postuar në Instagram tregon Haileyn duke joshur burrin e saj, ndërsa ai i thotë asaj: “Largohu nga unë, ne jemi martuar tani. Kjo është një martesë pa dashuri”.
Pas kësaj, Hailey qesh dhe e pyet nëse po bënte shaka, gjë të cilën ai e konfirmon. Kjo ishte e mjaftueshme për fansat të spekulojnë se Bieber ende nuk e ka tejkaluar dhimbjen nga ndarja me Selena Gomez.
Këngëtari i popullarizuar dhe modelja e famshme u njohën në vitin 2009, ndërsa u martuan për herë të parë në vitin 2018.