Site icon Telegrafi

Marsuela flirton me Diedonin, Fisniku këshillon Albën

Fisniku është së bashku me Albën dhe nuk ngurron t’i japë këshilla për Marsuelën. Ai i thotë që të fusin Diedonin në mes, që të shohë sesi do të reagojë Marsuela.

Fisniku i kujton Albës që duke u sjellë në këtë mënyrë, po i jep shumë rëndësi Marsuelës. Alba justifikon sjelljen e saj duke i thënë Fisnikut që ai nuk e di çfarë ka thënë Marsuela.

Fisniku këshillon Albën, pasi reagimet e saj janë kot dhe pa shkak, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë. Fisniku i tregon Albës një mënyrë, duke i thënë “duhet të luani të dy, edhe ti dhe Diedoni me Marsuelën, përderisa jeni çift”.

Fisniku nuk pushon me këshillat e tij. Ai i thotë Albës “pse nuk i mat pulsin, të shohim sa mban Marsuela, sepse çfarëdo që të këtë thënë ajo është lojë që të provokojë ty”.

Exit mobile version