Site icon Telegrafi

Marshim në mbështetje të Ukrainës në Tiranë

Komuniteti ukrainas në Tiranë ka thirrur sot në orën 12:00 një manifestim në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

Marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, pa dallim politik, të bashkohen, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version