Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK protestuan kundër marrëveshjes së vendit me Turqinë.
Mbështetësit u mblodhën në sheshin Norra Bantorget dhe marshuan para Parlamentit të Suedisë, raporton reuters.
Ndërkohë, ministria e Jashtme turke ftoi të ngarkuarin me punë të Suedisë në Ankara për një takim për të përcjellë një “reagim të fortë”.
İsveç’in başkenti Stockholm’de terör örgütü YPG/PKK sempatizanları, ülkenin Türkiye ile yaptığı anlaşmayı protesto etti.https://t.co/6yI4YKworz
— Ajans Haber (@AjansHaberResmi) July 23, 2022
Reagimi i referohet, siç thuhet nga ministria, “propagandës terroriste” gjatë protestës së grupit kurd në Stokholm, raporton Reuters duke cituar burime diplomatike.
Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO), raporton aa.
Në një deklaratë të bërë dje nga SEPO, u kërkua që organizata terroriste PKK dhe organizatat e tjera terroriste të ndalohen nga organizimi i protestave në Suedi.
Në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, u nënshkrua një memorandum trepalësh mes Turqisë dhe Finlandës dhe Suedisë, të cilat kishin aplikuar për anëtarësim në NATO, për t’i eliminuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Ankaraja.
Ndryshe, Turqia ka paralajmëruar vendet nordike se nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimit të këtyre dyja vendeve në aleancën më të madhe ushtarake. /Telegrafi/