Marseille i ka vënë syrin Philippe Coutinhos, por interesimi i klubeve angleze si Everton dhe Arsenal mbetet.
Mesfushori brazilian ka patur gjendjen fizike të dobët sezonin e kaluar, ku për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit u operua dy herë dhe të mungoi në pjesën më të madhe të sezonit.
Sidoqoftë, sipas mediave braziliane, Marseille janë të gatshëm të marrin lojtarin për sezonin 2021/22, ku ata do të paraqiten në Ligën e Evropës.
Coutinho së fundmi publikoi një fotografi të tij në mediat sociale duke punuar përpara përgatitjeve para-sezonale të Barcelonës për të gjetur sa më parë formën.
Ish- mesfushori i Liverpool u bashkua me Barcelonën për 120 milionë euro, plus 40 milionë euro të tjera në formë bonusesh, por ai nuk i ka përmbushur pritjet.
Barcelona mund të përpiqet ta fitojë para dhe ta shesh në verë. /Telegrafi/