Skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille janë të interesuar në mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
Anglezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez, pasi kontrata e tij skadon në muajin qershor.
Kështu, që nga 1 janari Wilshere është në gjendje të flasë me klubet tjera kur ai të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale.
Sipas rrjetit të madh televiziv ESPN, gjiganti francez, Marseille është ekipi më i fundit që ka shpreh dëshirën për të nënshkruar me atë.
Wilshere ka ri-zbuluar formën e tij më të mirë dhe ka shmangur çdo pengesë lëndimi në këtë fillim sezoni.
Shumë klube thuhet se po monitorojnë situatën e tij, përfshirë edhe rivalët lokal londinez, West Hamin.
Por, gjigantët e Ligue 1, Marseille shpresojnë të hapin bisedimet muajin e ardhshëm mbi një lëvizje të mundshme në Stade Velodrome.
Gara për shërbimet e Wilshere pritet të jetë e fortë, por anglezi do të preferonte qëndrimin në Ligën Premier për ta pasur më të lehtë grumbullimin me Anglinë për kampionat botëror. /Telegrafi/