Telegrafi

Marseille ofron 20 milionë për Lapadulan

Sipas L’Equipe, Olympique Marseille janë takuar me sulmuesin Gianluca Lapadula dhe janë të përgatitur për t’i paguar 20 milionë euro Milanit për shërbimet e tij.

Është raportuar më herët se drejtori Andoni Zubizarreta ka zhvilluar një takim me qendërsulmuesin italian në Milano, kur ai ishte në qytet gjatë bisedimeve me Juventusin për Patrice Evra.

Lexo po ashtu Zyrtare: Evra transferohet te Marseille

Milani ju tregoi se çmimi i tij është 20 milionë euro dhe Marseille nuk e sheh këtë shifër si një problem, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, çdo marrëveshje do të jetë vetëm gjatë verës, pasi Rossonerët kanë dërguar tashmë M’Baye Niangun të Watford në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Milani refuzon ofertat kineze për Kuckan

Sulmuesi italian shpërtheu sezonin e kaluar në Serie B me Pescaran pasi e mbylli sezonin me 30 gola dhe 12 asistime në 40 ndeshje, ndërsa këtë sezon ai ka arritur katër gola dhe dy asistime në 13 paraqitje në Serie A, por shumica e tyre kanë ardhur nga banka rezervë.

Lapadula është ende duke pritur për debutimin e tij me kombëtaren e Italisë, por ka të drejt të luaj edhe për Perunë, pasi nëna e tij është peruane. /Telegrafi/