Është raportuar se sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa apo Gabigol mund të largohet nga San Siro në formë huazimi në janar, me klubin francez Marseille që është i interesuar për të.
Sulmuesi brazilian arriti në Serie A me një reputacion si një nga yjet e ndritshme të rinj të futbollit botëror.
Megjithatë, ai nuk ka arritur ta dëshmoj këtë pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar për Nerazzurrët, duke luajtur vetëm 16 minuta.
Si rezultat, Tuttomercatoweb pohojnë se 20-vjeçari do të lejohet të largohet përkohësisht pasi ai kërkon të luaj rregullisht futboll me ekipin e parë.
Trajneri i Marseille, ish-bosi i Romës, Rudi Garcia, janë një nga disa klube e thëna të jenë të prirur për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/