Telegrafi

Marseille ka gati 20 milionë euro për Baccan

Olympique Marseille është gati të shpenzojë 20 milionë euro për transferimin e Carlos Baccas – bën të ditur Mundo Deportivo.

Rossonerët kanë investuar mbi 210 milionë euro këtë sezon në transferimin e lojtarëve dhe pritet të shpenzojnë akoma më shumë, sidomos kanë nevojë për një sulmues klasi.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Bacca bëhet me skuadër të re

E ardhmja e Baccas pritet të jetë në Ligue 1, ndërsa qe disa javë Marseille po përpiqet të arrijë marrëveshje me klubin italian.

Klubi francez donte ta huazojë 30-vjeçarin me opsionin e blerjes, mirëpo Milani dëshiron ta shesë.

Tash bëhet e ditur se Marseille është gati të shpenzojë 20 milionë euro për Baccan dhe Rossonerët do ta pranojnë ofertën. /Telegrafi/