Olympique Marseille ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës 2-0 ndaj Red Bull Salzburg.
Vendasit të përkrahur nga tifozët e tyre të zjarrtë e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Payet por pa sukses.
U desh të pritej minuta e 15 për ta parë golin e parë në Veledrome.
Ishte sulmuesi fantastik i vendasve, Florian Thauvin që realizoi për të sjellë një gëzim të madh në shkallët e stadiumit për 1-0.
Marseille ka mundur të shënoi edhe golin e dytë në këtë sfidë, por Sansone nuk u tregua i saktë në minutën e 20’.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Salzburgu ka mundur të barazoj rezultatin në minutën e 53-të, por portieri vendas Pele bëri një ndërhyrje fantastike duke i mohuar golin mesfushorit Wolf.
Zëvendësuesi Clinton N’Jie arriti të shënoj gol vetëm tre minuta pasi u fut në lojë për 2-0 pas një asistimi nga Payet.
Mysafirët tentuan të shënon golin me anë të Fredrik Gulbrandsen, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Deri në fund, dy skuadrat kishin disa gjysmë raste por që rezultati mbeti ai i minutës së 63-të 2-0.
Kësisoj Marseille ka bërë një hap të madh për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Evropës.
Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha ishte titullar për Salzburgun dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Austri, ku Salzburgu i Valon Berishës do të tentoj të bëjë një tjetër befasi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ylw_U9jxQv8
https://www.youtube.com/watch?v=H1IpxcqM-M0