Michy Batshuayi është zbulimi i sezonit në kampionatin francez Ligue 1.
Sulmuesi belg i Olympique Marseille, kishte minuta edhe vitin e kaluar por jo sa të shpërthej me fanellën e gjigantit francez.
Ndërkohë këtë edicion ka ardhur shpërthimi i tij në Ligue 1 dhe në Ligën e Evropës me skuadrën bardh e kaltër.
Batshuayi ka arritur të shënoi 13 gola në ligë dhe ka shtuar shtatë asistime në 27 ndeshje, duke shtuar edhe katër gola të tjerë në Evropë.
22-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane si Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspurs, Roma, Juventus dhe Borussia Dortmund.
Marseille nuk e ka ndërmend ta pengoi largimin e tij nga ‘Veledrome’, mirëpo për ta lënë të lirë atë kërkon 27 milionë euro, plot 21 më shumë se që e kishte blerë dy vite më parë nga Standard Liege. /Telegrafi/