Site icon Telegrafi

Marseille 2-0 Salzburg: Nota e Valon Berishës dhe të tjerëve

(Foto: OM/Twitter)

Olympique Marseille ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Gjiganti francez ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 atë austriak Red Bull Salzburg.

Florian Thauvin dhe Clinton N’Jie ishin autorët e dy golave për gjigantin francez.

Për Salzburgun i plotë gjatë 90 minutave në këtë takim ishte mesfushori nga Kosova, Valon Berisha që pati një paraqitje solide.

Futbollisti me notën më të lartë në këtë takim ishte reprezentuesi francez Florian Thauvin 8,6.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe ish-ylli i Ligës Premier, Dimitri Payet që kontribuoi me dy asistime 8,0 si dhe portieri Pele 8,4.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin aziatik të Salzburgut Hee – Chan 5,7.

Ndërkohë mesfushori nga Kosova, Valon Berisha u vlerësua me notën 6,2. /Telegrafi/

Exit mobile version