Site icon Telegrafi

Marschik: Pres që Maqedonia dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE

Përfaqësuesi i përhershëm austriak në BE, Ambasadori Nikolaus Marschik shprehu shpresë se gjatë presidencës austriake të Këshillit të BE-së, Maqedonia dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat e pranimit në BE deri nga fundi i këtij viti. Austria merr përsipër presidencën e BE-së më 1 korrik të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se pret për kohën e mbledhjes për siguri në Strasburg, e caktuar për në shtator, për të arritur zgjidhje lidhur me emigracionin.

Ambasadori Marschik tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet partnerë e parë të BE-së.

Austria ka për qëllim që deri më dhjetor që të arrihet marrëveshja në bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. /Telegrafi/.

Exit mobile version