Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se Max Allegri do të qëndroj te Zonja e Vjetër, pasi që klubi e do dhe ai e do klubin.
Trajneri i Bianconerëve ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Barcelonën, por ai mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër me Juven.
“A do të qëndroj Allegri 100 për qind?”.
“Besoj që po, nuk ka pengesa për këtë. Ne jemi gjithmonë të afërt me Allegri, dhe kemi marrëdhënie të mira me të’.
“Jemi shumë të lumtur me të, dhe ai me ne, që kështu nuk ka asnjë problem që është ngritur”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/