Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion e bashkëkryerje”.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/