Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic mbeten prioritetet për Barcelonën këtë verë, pasi klubi nuk ka një ‘Plan B’.
Sidoqoftë, përkundër se këto dy objektiva mbeten primare, klubi katalanas po has në vështirësi në bisedimet e avancuara me klubet italiane.
Problemi tjetër është se bordi i Blaugranave nuk ka gjetur asnjë lojtar që do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e marrëveshjeve.
Barcelona flitet se ka arritur marrëveshje personale me Lautaron dhe Pjanicin, por negociatat e tyre me Interin dhe Juventus, nuk po japin sukses.
As Arthur Melo dhe as Ousmane Dembele nuk duan të transferohen te Juventusi si pjesë e marrëveshjes me Pjanic, ndërsa Paris Saint-Germain vazhdon të jetë e interesuar për boshnjakun.
Sa i përket ndjekjes së Lautaros nga Barcelona, Interi kërkon 111 milionë euro pa përfshirë lojtarët në marrëveshje.
Pista Aubameyang
Dembele do të jetë lojtari primar që do të shitet me Juventusin dhe Liverpoolin që e duan. Neto, Arturo Vidal dhe Samuel Umtiti do të shiten, por deri tani kanë refuzuar mundësinë e largimit.
Mediat angleze kanë sugjeruar se Blaugranët janë të interesuar për yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Por Barcelona nuk po mendon të nënshkruajë me ndonjë sulmues tjetër përveç Lautaros këtë verë. E njëjta vlen edhe për Pjanicin në mesfushë.
Neymar, Dest …
Barcelona është aq e përqendruar te Lautaro dhe Pjanic sa që ata kanë harruar si Neymarin dhe Sergino Destin, për momentin.
Ata do të bëjnë gjithçka që munden për të nënshkruar me Lautaron dhe Pjanicin – dhe transferimet e tjera nuk janë të rëndësishme për ta. /Telegrafi/