Telegrafi

”Marrëveshje Maqedoni-Bullgari, po, por për tregti dhe ekonomi, jo për histori”

Shoqata ”Bllazhe Konevski” ka protestuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të kundërshtaur marrëveshjen e paralajmëruar të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë shprehet për miqësi, por jo për histori të përbashkët, duke shtuar se janë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, por përmes ujdive tregtare dhe ekonomike.

Sipas protestuesve, një marrëveshje e tanishme që planifikon Qeveria e tanishme nuk është e mirë as për ata, e as për popullin. Ata bëjnë thirrje që të mos preket historia për pikë politike ditore./Telegrafi/