Site icon Telegrafi

Marrëveshja me SHBA-në, Osmani: Do të kemi në dispozicion 35 milionë dollarë për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Kosova ka përfituar afro 35 milionë dollarë.

Osmani para mediave ka falënderuar SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Po ju drejtohem pas nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me SHBA-në nënshkruam marrëveshjen për grantin për zhvillim. Si rezultat i saj do të kemi në dispozicion 35 milionë dollar, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës për gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Presidentja shtoi se “kjo marrëveshje është vazhdim i përkrahjes së SHBA-së ndaj Kosovës”.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës ju falënderoj përzemërsisht”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version