Site icon Telegrafi

Marrëveshja që po mban peng vizat (Video)

Skena politike e vendit ka ngecur si asnjëherë me parë në një kalimin e një faze të thjeshtë, për caktim të kufirit me Malin e Zi, kur dihet se mjaft problematik do të jetë përcaktimi i kufirit me fqinjin verior, Serbinë.

Marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht të vitit 2016 në Vjenë, nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, është bërë shkas që skena politike të polarizohet me të madhe.

Madje, ratifikimi i kësaj marrëveshje i vendosur si kriter nga Bashkimi Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave, po i mban qytetarët të izoluar.

Koalicioni qeveritar ndonëse në Kuvendin e Kosovës, numëron mbi 84 deputetë nuk ka arritur që t’i bëjë votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje.

Përveç opozitës, e cila në tërësi e ka kundërshtuar që nga fillimi këtë marrëveshje, demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar edhe nga deputetë të koalicionit qeveritar e veçanërisht ata të LDK-së. /Tribuna Channel/

Exit mobile version