Burime brenda Aleancës për Shqiptarët bëjnë të ditur se marrëveshja për hyrjen e kësaj partie në Qeveri është në fazën finale.
Bisedimet mes grupeve punuese janë intensifikuar dhe sonte ose nesër pritet të rrumbullakoset marrëveshja për të gjithë resorët në pakon e ekzekutivit ndaj ASH-së.
“Mbetet që përgjegjësitë të jenë në përputhje me përkushtimet programore për të cilat u dakorduam në takimin me Kovaçevskin. Prej epilogut bisedimeve të sotshme do të varen edhe veprimet dhe vendimet e mëtejme”, thonë mes tjerash burimet brenda ASH-së. /tv21