Telegrafi

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, organizohet protestë para Kryeministrisë në Tiranë

Ditën e enjte përballë Kryeministrisë në Tiranë do të organizohet një protestë kundër marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë, për pranimin e emigrantëve të huaj që do të kthehen nga vendi fqinj.

Përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, organizatorët nën moton “Shqipëria e Para”, shprehen kundër kthimit të vendit tonë në një “depo” të shteteve të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu AI: Marrëveshja për dërgimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri e paligjshme dhe e pazbatueshme

Protesta do të mbahet në orën 16:00 dhe përmes posterave u bëhet thirrje qytetarëve të vendosin kundër shkatërrimit.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, firmosën një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave që do të presin emigrantët e kthyer nga Italia, deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil. /Telegrafi/