Site icon Telegrafi

Marrëveshja për Demarkacionin të enjten në Kuvend?

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pritet të shqyrtohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë.

Siç merr vesh Klan Kosova, kjo çështje do të jetë një nga pikat e rëndit të ditës në seancën e radhës.

Ky vendin është marr pas prezantimit të draft-raportit të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, i cili ka konstatuar se me marrëveshjen e demarkacionit, Kosova nuk humb aspak territor.

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit, duke shtuar se do të vazhdoi të punoi me përkushtim për përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’u mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj. /Klan Kosova/

Exit mobile version