Site icon Telegrafi

Marrëveshja për Brexit do të dalë në votim në janar

Ligjvënësit britanikë do të votojnë marrëveshjen për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, në javën që nis më 14 janar, tha kryeministrja britanike, Theresa May.

Votimi është dashur të mbahet javën e kaluar, por është vënë në pritje pasi May e ka pranuar se do të humbasë.

Duke shpallur datën e re, May tha se e përjashton mundësinë për një referendum të ri rreth anëtarësisë së Britanisë në BE.

“Votimi i ri do t’i bënte dëm të pariparueshëm integritetit të politikës sonë dhe nuk do ta zgjidhte çështjen”, tha May para Parlamentit britanik.

Ajo po lufton për t’i bindur ligjvënësit që të pranojnë marrëveshjen e divorcit, që qeveria e saj ka arritur me Bashkimin Evropian, muajin e kaluar.

Por, marrëveshja kundërshtohet nga politikanë të të gjithë spektrit politik, përfshirë ata të partisë së saj Tory, përcjell rel.

Për të hyrë në fuqi, ajo duhet të mbështetet nga shumica e deputetëve të Parlamentit britanik; në të kundërtën, Britania rrezikon të largohet nga BE-ja pa marrëveshje dhe në këtë mënyrë të pësojë rënie të madhe ekonomike.

Exit mobile version