Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të zhvillojnë takim tjetër, në tentim për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Takimi është konfirmuar një ditë më parë nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.
Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma.
Kjo është dita e tretë radhazi që këto dy subjekte politike takohen.
Ndërkaq, marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.