Telegrafi

Marrëveshja mes palëve shumë afër, Kurzawa pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Barcelona vitin e kaluar ka transferuar mbrojtësin e majtë Junior Firpo nga Real Betis.

Por spanjolli nuk ka bindur në Camp Nou dhe pritet të largohet në drejtim të Interit ku do të përdoret në marrëveshjen me Lautaro Martinezin.

Ndërkohë Barcelona ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Firpos, ku marrëveshja është shumë afër me francezin Layvin Kurzawa.

Layvin Kurzawa . (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se agjenti i lojtarit ka pasur biseda me krerët e klubit të Barcelonës dhe janë pranë marrëveshjes.

Përkundër se francezi ka disa oferta shumë të rëndësishme, ai është shumë i entuziazmuar për të luajtur me Barcelonën.

Madje media katalunase e bënë fakt të kryer transferimin e Kurzawas në Camp Nou në afatin kalimtar veror si lojtar i lirë, pasi francezit do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Layvin Kurzawa. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

27-vjeçari ka pranuar rolin e zëvendësuesit në Camp Nou dhe kjo i ka bërë edhe më të lehta negociatat.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me fanellën e PSG-së, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/