David Fofana mund të quhet një futbollist i ri i Chelseat, edhe pse duhet pritur deri te zyrtarizimi.
Sulmuesi i talentuar nga Bregu i Fildishtë ka gjetur marrëveshjen me Chelsean dhe tanimë ka kryer me sukses testet mjekësore te londinezët.
20-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat s’i zëvendësim i sulmuesit shqiptar Armando Broja që u lëndua dhe do të mbetet gjatë jashtë fushave.
Fofana ka shkëlqyer në elitën e futbollit norvegjez me skuadrën e Moldes ku në 37-ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Fofana do të transferohet te Chelsea për shumën e 12 milionë eurove.
“Marrëveshja për David Fofana është e gjitha e vulosur dhe ka përfunduar. Edhe dokumentet janë gati pas testeve mjekësore të kryera me sukses në Londër. Zyrtarizimi do të vijë së shpejti”.
David Datro Fofana deal, all sealed and completed. Documents also ready after the medical tests successfully done in London. Official soon. 🔵📑 #CFC
Club convinced it’s a smart signing for present and future for €12m fee as many clubs around Europe wanted Fofana. pic.twitter.com/JkYPVVEggr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 24, 2022
“Klubi është i bindur se është një nënshkrim i mençur për të tashmen dhe të ardhmen për një shumë prej 12 milionë euro, ku shumë klube në mbarë Evropën e donin Fofanan”, ka shkruar Romano.
Zyrtarizimi i talentit afrikan te Chelsea pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme nga Chelsea. /Telegrafi/