Telegrafi

Marrëveshje mes Juventusit dhe Man United për Jadon Sanchon?

Jadon Sancho duket se do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Anësori anglez po largohet nga Manchester United dhe po i bashkohet Zonjës së Vjetër.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrice Hawkins, dy klubet kanë arritur marrëveshje për Sanchon.

Anglezi do të kalojë në Torino në formë huazimi, por që do të jetë me detyrim blerje në fund të edicionit 2024/25.

Sancho është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe tashmë do të aranzhohet fluturimi i tij.

Juventusi po e mposhtë Chelsean në garë, pasi këta të fundit ofronin shërbimet e Raheem Sterling ose të Ben Chilwell për shërbimet e Sanchos. /Telegrafi/