Interi ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit anësorë Nicola Zalewski nga Roma.
Neroazzurët kanë marrë si huazim për gjashtë muaj polakun me mundësi blerje në fund të sezonit për gjashtë milionë euro.
Por për të kompletuar këtë lëvizje, Zalewski fillimisht është dashur të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Romën.
Welcome 🇵🇱#ForzaInter #WelcomeNicola
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 1, 2025
“FC Internazionale Milano njofton se ka finalizuar transferimin e Nicola Zalewski me AS Roma. Mesfushori polak i lindur në 2002 do të transferohet te Interi në formë huazimi me një opsion blerjeje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit.
Zalewski u kërkua edhe nga Galatasaray, PSV Eindhoven dhe Olympique Marseille, por dëshira e tij ishte të mbetej në Serie A.
La prima volta qui? Indimenticabile 🤩#ForzaInter #WelcomeNicola pic.twitter.com/RWd6Ll9QOZ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 2, 2025
Lojtari tanimë është takuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe është nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi. /Telegrafi/