Telegrafi

Marrëveshja Juventus-Ronaldo: Prokuroria dhe Guardia di Finanza kërkojnë përgjime telefonike dhe dokumente

La Repubblica po vazhdon të raportojë për hetimin në të cilin është përfshirë Juventusi, lidhur me hetimin për fitime kapitale të dyshimta që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Publike të Torinos.

Nga hetuesit po shqyrtohen edhe disa përgjime: bëhet fjalë për një telefonatë në fund të shtatorit mes Federico Cherubini dhe Cesare Gabasio për të ngjallur dyshimin se në marrëdhëniet kontraktuale mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos fshihen detaje nga dokumentet zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Guardia Di Finanza bastis zyrat e Juventusit në Torino, ngrihet akuza për mashtrim financiar

Avokati që ka mbikëqyrur departamentin ligjor që nga janari 2021 flet për një “kontratë të famshme që teorikisht nuk duhet të ekzistojë”.

Edhe Guardia di Finanza u dërgua për të kërkuar këtë “letër sekret” në zyrën e Gabasio, por pa sukses. Avokati, sipas asaj çfarë La Repubblica, mund të jetë një nga dëshmitarët e radhës që do të thirret në prokurori këtë javë.

Lexo po ashtu Juventus lëshon deklaratë për media në lidhje me hetimin financiar

Hipoteza është se kjo letër sekrete është një shkrim privat dhe se i referohet marrëdhënies kontraktuale dhe pagave të prapambetura të portugezit.

Aktualisht po hetohen 42 marrëveshje që ka bërë Zonja e Vjetër me skuadra të ndryshme, ndërsa në sy bije edhe ajo e shkëmbimit me Barcelonën, kur Biankonerët morën Arthur Melon, derisa në Camp Nou kaloi Miralem Pjanic. /Telegrafi/