Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare ku pritet të votohet Qeveria Kurti. Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve programin e përbashkët qeverisës me LDK-në.
Ky program u është shpërndarë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të LVV-së dhe LDK-së, të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se: “Qeveria e re do të udhëheqë me përkushtimin e mbrojtjes së interesit kombëtar, shtetëror e shoqëror, në mbrojtje të sovranitetit e integritetit të Republikës së Kosovës”.
Më tej në marrëveshjen për bashkëqeverisje thuhet se të dy kryetarët e subjekteve në këtë rast Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të dakordohen për çështjen e presidentit me një akt të veçantë.
Gjithashtu në marrëveshje partnerët e koalicionit pajtohen për depolitizimin e plotë të bordeve dhe menagjmentit të agjencive.
Në dokumentin e marrëveshjes janë të përfshira pikat programore për fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kluturës, drejtësisë etj. /Telegrafi/
Lexoni të plotë dokumentin e bashkëqeverisjes LVV-LDK: