Massimiliano Allegri do të jetë trajner i ri i Juventusit – kështu thotë gazetari i mirënjohur i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano.
Eksperti i transferimeve ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja mes dy palëve dhe zyrtarizimi do të ndodhë gjatë ditës së sotme (e enjte).
“Në orët në vijim, Massimiliano Allegri do ta nënshkruajë kontratën si trajner i ri i Juventusit. Marrëveshja është kompletuar. Andrea Pirlo do të shkarkohet. Është vetëm çështje orësh”, ka shkruar Romano.
Massimiliano Allegri will sign his contract as new Juventus manager in the next few hours. The agreement has been completed. Andrea Pirlo will be sacked. Just a matter of hours. ⚪️⚫️⏳ #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2021
Strategu italian ishte në krye të Juventusit gjatë viteve 2014-2019, kur fitoi trofe të shumta.
Brenda pesë sezonesh, ai fitoi pesë tituj të Serie A, katër trofe të Kupës së Italisë, dy trofe të Superkupës së Italisë, si edhe luajti në dy finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/