Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah ka thënë se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori Richard Grenell, duke thënë se Judah po shpik gjërat.
Analisti Judah në një postim në Twitter ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke shkuar me hapa të shpejtë.
We could be approaching a crunch point in Kosovo – Serbia dialogue following the meeting yesterday in DC between @HashimThaciRKS and Aleksandar Vucic. @RichardGrenell and Trump people would like to move quickly to a grand deal. Problem is that Thaci is a lame duck president…1/5
— Tim Judah (@timjudah1) March 3, 2020
Ai ka thënë se problemi është se presidenti Hashim Thaçi është në fund të mandatit të tij dhe nuk mund të bëjë marrëveshje pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtin.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar i dërguari i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se po shpik gjëra dhe se askush nuk është duke provuar të ketë marrëveshje të shpejtë.
“Gabim. Nuk e dini për çka po flisni. Askush nuk po provon t’i lëviz gjërat aq shpejtë dhe nuk ka ndonjë marrëveshje të madhe. Jeni duke shpikur gjërat”, shkruan Grenell.
Wrong. You don’t know what you are talking about. No one is trying to move quickly and there is no grand deal. You are making stuff up. @timjudah1 https://t.co/TX2b3Y6a6R
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 3, 2020
Ndaj deklaratave të Judah ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se me gjithë respektin për Judah, deklarata është shumë spekulative.
“Nuk di kush është burimi juaj po mund të ju them tani se është burim jo i besueshëm”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/
With all due respect Tim, your tweet is full of speculations. I dont know who your source is, but I can te tell you right now it is unreliable source.
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) March 3, 2020