Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke u përgatitur për një luftë tregtare potencialisht të zgjatur me Kinën pasi ka nisur të përmirësojë mosmarrëveshjet me konkurrentët e tjerë tregtar.
Trump javët e fundit ka arritur një marrëveshje të minutës së fundit me Kanadanë dhe Meksikën, ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut dhe e ka bindur Japoninë që të fillojë negociatat dypalëshe ekonomike. Marrëveshja Tregtare e Amerikës së Veriut (NAFTA) përfshinë dispozita që synojnë mbajtjen e produkteve kineze jashtë rajonit.
“Disa muaj më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një sulm shumë të madh ndaj partnerëve të saj tregtarë. Tani kjo mund t’ia dal shumë mirë pa Kinën”, tha Dec Mullarkey, drejtor menaxhues për Sun Life Investment Management.
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për ekonominë botërore.
Në anën tjetër, Trump nuk është një ultra-izolacionist i cili është kundër të gjitha llojeve të tregtisë. Ndërsa ekonomistët nga J. P. Morgan në një hulumtim pohojnë se “presidenti po pengon nisjen e një lufte mbi tregtinë botërore”, por ai është duke hyrë në një luftë tregtare me Kinën që do t’i japë goditje ekonomive të dy vendeve në vitin e ardhshëm dhe do të rrisë rrezikun e një ulje të besimit të biznesit botëror”.
“Është shumë herët për të folur me Kinën. Nuk mund të flasim tani, ata nuk janë të gatshëm, sepse na kanë prishur punë për kaq shumë vite. Bisedimet nuk do ndodhin shpejt”, tha Trump të hënën në shpalljen e Marrëveshjes së re me Kanadanë dhe Meksikën në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/