Telegrafi

Marrëveshja e pazakontë mes trajnerëve Cruyff dhe Santana para ndeshjes finale të vitit 1992 që është futur në histori (Foto/Video)

Johan Cruyff dhe Tele Santana, ishin në atë kohë trajner të Barcelonës dhe Sao Paolos, ndërsa para ndeshjes ata bënë një marrëveshje.

Duke i vënë duart e tyre njërën mbi tjetrën me 13 dhjetor 1992, ata u betuan se do ta nxjerrin jashtë cilindo lojtarë të Sao Paulos ose Barcelonës, nëse nuk arrijnë t’i japin jetë imazhit të futbollit të bukur, që të dyja palët e predikonin sikurse një fe.

Santana ishte ai që e pyeti Cruyffin për këtë pakt, ndërsa holandezi pa u menduar dy herë tha: “Punë e kryer”. Braziliani e kishte pyetur edhe gjyqtarin Juan Carlos Loustau se a do të merrte pjesë, edhe ky kishte pranuar.

Cruyff në bisedë me Guardiolan gjatë ndeshjes

Këto skena të treguara kanë ndodhur në një hotel në Tokio, dy ditë para se të zhvillohej ndeshja finale e Kupës Intercontinental (sot botërori i klubeve) mes Barcelonës dhe Sao Paolo, ku Loustau ishte gjyqtar në këtë takim.

Në njërën anë luanin lojtarë si Hristo Stoichkov, Michael Laudrup, Pep Guardiola, Ronald Koeman etj…, ndërsa në anën tjetër, Muller, Palinha, Rai, Cerezco, Cafu…

Barcelona e asaj ndeshje legjendare

Loustau zbulon se ishte një privilegj për t’i parë të dy trajnerë që bisedonin si miq dy ditë para ndeshjes, deri në katër orë biseda.

Sao Paolo e vitit 1992

“Ata ishin të bindur se humbja kur luan mirë nuk ishte një dështim”.

“Në një lojë të vërtetë, duke respektuar filozofinë e tyre, atëherë nuk ka fitues apo humbës”, tregon ai.

Pamje gjatë ndeshjes

Loustau para 25 viteve konsiderohej si gjyqtari i dytë më i mirë në botë, ndërsa kishte gjykuar edhe në Kupën Botës Italia 1990.

“Në karrierën time 40 vjeçare asnjëherë nuk isha prekur aq shumë sa në atë rast, kur mora pjesë në bisedën mes Tele dhe Cruyff”, vazhdon rrëfimin Loustau, i cili ishte duke qëndruar në të njëjtin hotel si të dyja skuadrat.

“Atë natë unë nuk mund të flija për shkak të udhëtimit, pasi ishte 12 orë ndryshim nga Argjentina. Unë zbrita poshtë, ku Tele më pa dhe më kërkoi të afrohem për të më prezantuar me Johan Cruyff”.

Tjetër aksion në atë ndeshje që prodhoi tre gola

“Ata flisnin për futbollin sikur të ishte i shenjtë. Ata thoshin se gjuajtja e topit për ta humbur kohën ishte e gabuar”.

“Cruyff dhe Santana dëshironin të fitonin, por jo gjithsesi. Duhej të ishte rezultat i argumenteve të tyre që ishin shumë të ngjashme. Për shembull ata folën me entuziazëm për sfidën e kombinimit të ritmit me saktësi, për të habitur kundërshtarin”.

Aksion i Sao Paolos

Loustau ndjeu atë natë që të humbësh nuk është një dështim, siç nuk ishin as humbja e Cruyff në Kupën e Botës të vitit 1974 ose kur Brazili i Santanas u mund nga Italia në 1982.

“Ata donin të fitonin me atë që krijonin vetë duke besuar se ajo ishte rruga drejt suksesit. Duke shikuar ekipet e tyre, ju mund ta shihni se atë që ata thanë e praktikuan edhe lojtarët e tyre”, përfundon rrëfimin e tij gjyqtari që ishte pjesë e një prej marrëveshje më interesante në botë.

Trofeu i fituar në fund nga Tele Santana dhe Sao Paolo

Atë ndeshje e kishte fituar Sao Paolo me rezultat 2-1. /Telegrafi/