Site icon Telegrafi

Marrëveshja më e madhe për blerjen e aeroplanëve në histori – Airbus pranon porosinë masive nga India

Airbus njofton se ka pranuar porosinë më të madhe për blerjen e aeroplanëve në historinë e aviacionit komercial.

Gjiganti francez ka njoftuar se linja ajrore IndiGo nga India ka bërë një porosi për 500 aeroplanët e saj A320, që duhet të dorëzohen deri më 2035.

“Marrëveshja vendos rekord si porosia më e madhe e blerjes në historinë e aviacionit komercial”, tha Airbus në një deklaratë.

E themeluar në vitin 2006, IndiGo është linja ajrore më e mirë e Indisë për nga pjesa e tregut. Gjatë vitit të fundit, kompania kishe bërë transportimin e 86 milionë klientëve.

Në muajin shkurt, rivali i IndiGo, Air India porositi më shumë se 470 avionë nga Airbus dhe Boeing.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që kombi i Azisë Jugore të tejkalojë të gjitha ekonomitë kryesore në zhvillim dhe të përparuara këtë vit, duke shënuar rritje prej 5.9 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kombet e Bashkuara vlerësuan gjithashtu në prill se India ishte në rrugën e duhur për të kapërcyer Kinën për t’u bërë kombi më i populluar në botë nga mesi i vitit, me 1.43 miliard njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version