Real Madridi raportohet se është larguar zyrtarisht nga gara për transferimin e Kylian Mbappes.
Skuara spanjolle nuk dëshiron të paguajë mbi 150 milionë euro që Paris Saint-Germain i kërkon për lojtarin.
Sulmuesi 22-vjeçar ka edhe një vit kontratë me klubin nga Ligue 1, mirëpo ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Sipas asaj që raporton Cadena Ser, Real Madridi nuk është më në garë për transferimin e fituesit të Kupës së Botës.
Por, mediumi bën të ditur se kjo nuk është një tërheqje e përhershme, pasi klubi dhe lojtari dyshohet se kanë një marrëveshje të fshehët.
Në verën qershor të vitit 2022, kontrata e Mbappes me PSG-n skadon dhe ai është një lojtar i lirë e ka të drejtë të negociojë me çdo klub nga janari i vitit të ardhshëm.
Kështu, Real Madridi e ka shansin që ta transferojë francezin pa paguar asnjë cent, duke i ofruar atij më pas një pagë të majme, për më shumë mund të jetë edhe më i paguari në klub. /Telegrafi/