Telegrafi

Marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari do të nënshkruhet në gjuhën bullgare dhe maqedonase

Ekaterina Zakharieva, ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, ka deklaruar se shpreson që marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë do të nënshkruhet në gusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Zakharieva ka theksuar se procesi është i gjatë dhe ka filluar qysh në vitin 2008, kurse deri tani ka kaluar në 11 takime për bisedime, duke shtuar se Bullgaria ka qenë e hapur, por nuk ka patur reagim të ngjashëm nga qeveria e mëhershme e Maqedonisë.

Ajo ka bërë të ditur se marrëveshja do të nënshkruet në dy gjuhë zyrtare kushtetuese të shteteve, maqedonisht dhe bullgarisht. Zakharieva shtoi se festimi bashkarisht i Ilindenit do të ishte shenjë e qartë se Maqedonia ka praktikë të re në marrëdhëniet me Bullgarinë./Telegrafi/