Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë do të diskutohet në seancë plenare pas 15 janarit të vitit që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryekuvendari Talat Xhaferi, i cili gjithashtu pret që opozita të kthehet në kuvend.
Përndryshe, më 19 dhjetor, Qeveria ratifikoi ujdinë dhe tani e njëjta duhet të del në Kuvend. Pas miratimit nga dy vendet, ujdia do të hyj në fuqi./Telegrafi/